Vetëm 15 vjeç njeri nga terroristët

 

Vetëm 15 vjeç njëri prej terroristëve. Njëri prej kamikazëve që kreu sulmin vetvrasës pranë stadiumit “Stade de Francë”, ku po luhej ndeshja Francë-Gjermani, ishte vetëm 15 vjeç. Adoleshenti ishte stërvitur nga ISIS.Sipas mediave franceze, njëri prej kamikazëve të tjerë, me pasaportë siriane ishte 25-vjeçar, dhe ai kishte hyrë nëpërmjet Greqisë fillimisht, ku ishte paraqitur si refugjat lufte. Këto informacione konfirmohen nga Ministri grek i Mbrojtjes.

“Duam të deklarojmë se pronari i pasaportës që është gjetur në Paris ka kaluar nëpër ishullin Leros më 3 tetor”, ka thënë ministri grek për mbrojtjen e qytetarëve Nikos Toskas.

Ndërkohë, raportohet se është gjetur edhe një pasaportë e një egjiptiani 30-vjeçar.

SHKARKO APP