Vetëm 24 orë në pranga dhe fitoi lirinë, Agim Kajmaku lë spitalin

7 muaj në arrati dhe vetëm 24 orë qëndroi në pranga. Po flasim për ish-kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili këtë të enjte ka lënë edhe spitalin. Gjykata e Apelit liroi dje Kajmakun pasi i dha masën e sigurës ”detyrim paraqitje” dhe sipas vendimit, ai duhet të paraqitet 2 herë në muaj në prokurori. Seanca e radhës do të zhvillohet më 15 korrik.

Ka qenë vetë organi i akuzës, i përfaqësuar nga ish-kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku që ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë me argumentin se Kajmaku nuk mund të qëndronte në burg për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Kajmaku u arrestua tre ditë më parë pasi u paraqit në gjendje të rëndë në spitalin privat për shkak të diabetit.

Agim Kajmaku u shkarkua nga KQZ pasi u denoncua nga Partia Demokratike për fshehje të së shkuarës kriminale në Greqi, atje ku rezulton se është arrestuar, hetuar e më pas dënuar në mungesë për përdorimin e monedhave të falsifikuara. Ai erdhi në krye të bashkisë Vorës nga zgjedhjet njëpartiake të 30 qershorit, aty ku garoi i vetëm për postin e kryebashkiakut.

SHKARKO APP