Vetëm fillimi i vapës, ja çfarë parashikojnë meteorologët
Ndonëse fillimi i muajit qershor ishte mjaft i freskët dhe me reshje shiu, duket se shumë shpejt temperaturat ndryshuan duke pësuar rritje të ndjeshme. Sipas meteorologëve ky muaj pritet të jetë mjaft i nxehtë dhe sipas zonave përkatëse temperaturat mesatare mujore do të jenë 3-4°C mbi vlerat tipike të një qershori normal. Zonat do të ndihet më shumë nxehtësia janë ato lindore si Dibra, Mati, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça ku përgjithësisht vera ka qenë më e freskët. E njëjta situatë do të jetë edhe gjatë muajit korrik sipas parashikimeve, ndërsa në muajin gusht do të kemi temperatura më afër vlerave normale mujore.
KOHA JONË SONDAZH

