Vetëm me votat e PS, miratohet buxheti dhe paketa fiskale
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar në parim vetëm me votat e PS-së projektbuxhetin 2022 dhe paketën fiskale që e bashkëshoqëron atë.
Për deputetët e opozitës që votuan kundër të dy draftet, buxheti nuk adreson problemet e ekonomisë dhe nuk mbështet shtresat në nevojë.
Rritja e pagave dhe indeksimi i pensioneve është i pamjaftueshëm sipas tyre për të përballuar edhe situatën me pandeminë.
Kritika pati edhe për paketën fiskale, pasi ndryshimet e propozuara sipas tyre godasin drejtpërdrejt qytetarët.