Vetëplagoset me armë gjahu 60-vjeçari në Shkodër

Një 60-vjeçar në Shkodër është vetëplagosur aksidentalisht me armë gjahu në këmbë. Policia thotë se shtetasi N.B., 60 vjeç, banues në lagjen Mehaj të qytetit Koplik, ka shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi dyshohet se aksidentalisht  në oborrin e banesës është vetëplagosur me armë gjahu në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga veprimet paraprake hetimore rezultoi se shtetasi N.B., e kishte me leje armën e gjahut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?