Vetëplagoset me armë gjahu 78-vjeçari në Pogradec

Një 78-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në lagjen nr. 1.

Në garazhin e banesës së tij, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu P. G., rreth 78 vjeç, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e gjahut. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?