Vetëplagoset me pistoletë 38-vjeçari në një lokal, por përfundon në pranga
Një 38-vjeçar është vetëplagosur me një pistoletë në një lokal në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E.N., është plagosur në dorë, ndërkohë që përfundoi pas hekurave pasi e dispononte pistoletën tip TT pa leje.
Gjatë kontrollit personal ju gjetën 7 fishekë arme zjarri pistoletë të çilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.