Vetëplagoset në mes të Tiranës, s’i kthente dot borxhin të atit

 

Pasditen e djeshme, Policia e Tiranës mori njoftim se një femër ishte plagosur dhe grabitur para Bankës së Shqipërisë. Por pas verifikimeve, rezultoi se ngjarja ka rrjedhur ndryshe. 29-­vjeçarja që pretendoi se ishte grabitur dhe plagosur, në fakt e kishte sajuar gjithë historinë.

Vajza që punon si financiare në një bankë në Tiranë, i kishte marrë të atit 10 milion lekë borxh, të vjetra.

Kjo për shkak se i dashuri i saj, me të cilin bashkëjetonte në Sauk, kishte humbur shumë para në kazino dhe për këtë arsye, i kishin mbajtur peng makinën. Vajza ka shkuar në Pogradec dhe i ka marrë të atit 10 milion lekë borxh, në mënyrë që i dashuri i saj të merrte makinën mbrapsht. Por, edhe vetë i ati këtë shumë e ka marrë borxh, duke qenë se e bija i tha se për një javë do të merrte kredi dhe do t’ia shlyente borxhin.

Por, kur i ati ka shkuar në Tiranë për të marrë paratë, 29-­vjeçarja është vënë në pozitë të vështirë, pasi nuk i kishte lekët. Për këtë arsye, ajo ka sajuar grabitjen. “I mora 1 milion lekë babait, se i dashuri la peng makinën në kazino. Kisha turp t’i thosha të vërtetën”, ka thënë ajo në polici.

SHKARKO APP