Vetëvaret në banesën e saj 31-vjeçarja në Fier, humb jetën në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një 31-vjeçare është vetëvarur në banesë.

Sipas uniformave blu mësohet se e reja ka humbur jetën në spital.

“Gjatë natës, dyshohet se është vetëvarur në banesën e saj, në fshatin Ngjeqar, shtetasja E. A., 31 vjeçe, e cila si pasojë, ka humbur jetën në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar rrethanat e rastit”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?