Vetëvendosje në Tiranë: Zajednica, “Kali i Trojës” i Serbisë

Protestat e opozitës në Kosovë, përveçse politike janë një përplasje e qytetarëve e popullit të Kosovës me interesat dhe ndërhyrjet politike të Serbisë në Kosovë. Kështu u shpreh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, gjatë takimit që po mban me qytetarët e Tiranës në Muzeun Historik Kombëtar.

Sipas tij, dialogu mes Kosovës e Serbisë, filloi menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë. “Dialogu fillimisht maskohej si një dialog politik sa për ti rregulluar disa gjëra mes shteteve. Shumë shpejt filloi të diskutohej edhe njëherë rregullimi i brendshëm i Kosovës dhe kështu të vihej në diskutim statusi përfundimtar. A do të jetë republikë, dhe nëse po çfarë do të jetë ajo. Kwtij dialogu i është vënë një emërtim, për normalizimin e marrëdhënieve, por në realitet është dialog përmes së cilit Serbia e arrin qëllimin. Duke u dukur e gatshme që të dialogojë në Bruksel ajo e firon epitetin, e të moderuarëve dhe e paraqesin Serbinë si të gatshëm për t’u integruar në BE. Serbia i ka fituar mundësitë që ta pengojë Kosovën dhe ta luftojë për së brendshmi. Ndërhyrja e Serbisë është fuqizuar pas nënshkrimit të marrëveshjes në 2013, që e vendos bazamentin ekzistencës së bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Përmes së cilës është themeluar lista serbe, i cili duke u nis nga klanet e saj ka privilegjet që përmes së cilës Begradi i kontrollon institucionet e Kosovës,” u shpreh Ymeri.

Sipas tij Zajednica e ndan republikën e Kosovës dhe krijon një entitet autonom brenda territorit. “Po ashtu ka edhe konotacion diskriminues, pasi çdo gjë do të përfaqësohet nga serbët. Hapësira është e paprekshme nga institucionet e Kosovës dhe nga ana tjetër mbrojtja e Serbisë është e pashmangshme. Qëllimi tjetër i Zajednicës është ai i resursit. Duke filluar nga resursi ujor, minierate kromit, resurset industriale,” tha Ymeri.

SHKARKO APP