”Vetëvrasja” e 10-vjeçarit për TikTok-un, një kambanë alarmi

10-vjeçari i klasës së katërt në shkollën “At Gjon Karma” në Gurin e Zi në Shkodër, i dha humb jetën si pasojë e një videoje që do ta hidhte në aplikacionin TikTok.  Ngjarja e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin ka ndodhur dy ditë më parë në banesën e 10-vjeçarit.

Dyshimet janë se i mituri ka humbur jetën aksidentalisht në tentativë për të imituar një skenë vetëvrasje për ta postuar në aplikacionin TikTok. Ndonëse në kufijtë e të pabesueshmes fakti është së 10-vjeçari ka humbur jetën.

Mësuesja shprehet se nxënësi ishte shembull për të tjerë dhe gëzonte respektin e të gjithëve. Punonjësja sociale e shkollës shprehet se i mituri nuk kishte shfaqur asnjë shenjë që mund të kryente një akt të tillë, dhe apelon që prindërit të jenë më pranë fëmijëve në këtë periudhë kur mësimi online ka detyruar fëmijët të jenë më pranë pajisjeve elektronike dhe rrjeteve sociale.

Banorët e zonës të tronditur nga ngjarja kërkojnë që të mbyllen këto aplikacione që tundojnë të miturit. Policia ende nuk ka dalë me një version zyrtar, mbi shkaqet dhe dinamikën e vdekjes së 10-vjeçarit.

SHKARKO APP