Vetëvrasja e biznesmenit Eugert Lazaj, Prokuroria kërkon pushimin e çështjes
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes, në lidhje me hetimin e nisur pas vetëvrasjes së biznesmenin Eugert Lazaj.
Në banesën e Lazajt u gjet një pistoletë, tip “Glock”, e cila rezultoi se ishte përdorur edhe ngjarjen e bujshme të vitit 2018 në ish-Bllok, në të cilën mbetën dy të plagosur dhe një i vdekur.
Pistoleta i përkiste Redi Popeskut, por ky i fundit pretendon se ajo i ka humbur. Pas disa muaj hetimesh të nisura nga Prokuroria për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes nuk u vërtetua dot se si arma përfundoi në banesën e biznesmenit, dhe për këtë Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes. Ata ia dërguan çështjen Gjykatës.
Tashmë do jetë gjykata e cila do të vendosë nëse do e pranojë apo jo kërkesën e Prokurorisë.