Vetëvrasja e Eugert Lazajt, nën hetim ekspertët. Dyshimet që ka ngritur prokuroria

Dy variante të ndryshme kanë dhënë ekspertët për plumbin që i mori jetën biznesmenit Eugert Lazaj mëngjesin e 30 Korrikut në një vilë luksoze në periferi të kryeqytetit. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim penal për ekspertët që kanë bërë akt-eskpertimin e armës së krimit që u gjet në dorën e 37-vjeçarit.

Ngjarja u hetua si vetëvrasje dhe për këtë arsye u pushua. Sipas ”Tv Klan”, në duart e grupit të hetimit kanë mbërritur dy akt-ekspertime të armës tip pistoletë që u gjet në vendin e ngjarjes. Disa ekspertë kanë arritur në përfundimin që fisheku i përket armës që u gjet në vendin e ngjarjes, ndërsa ekspertët e tjerë kanë theksuar faktin që plumbi, nuk i përket pistoletës që u gjet në skenën e krimit.

Prokuroria ka ngritur dyshime se ekspertët kanë firmosur akt-ekspertime të rreme. Në bazë të hetimeve do të arrihet në një përfundim nëse ekspertët kanë vepruar për shkak të paaftësisë apo fshihet ndonjë arsye të tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?