Vetëvrasja e pacientëve me Covid-19, psikiatri Demi tregon se çfarë duhet bërë
Covid-19 jo vetëm që ka krijuar një normalitet të ri, përveç rasteve dhe humbjeve në jetë por po lë me pasojë edhe ata që e fitojnë betejën. 65-vjeçari që u hodh nga kati i katërt i spitalit ”Shefqet Ndroqi” ku po trajtohet për Covid-19, gjithashtu po kurohej dhe pë shqetësime psikologjike.
Ky është rasti i dytë që një pacient i prekur me Covid-19 vetëvritet dhe për të dy rastet, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet. Mjeku psikiatër, Neli Demi bën thirrje që pacientët e diagnostikuar me Covid-19 të trajtohet me kujdes dhe të merren në pyetje nëse kanë shqetësime psikologjike pas diagnostifikimit me coronavirus.
“Ka pasur shumë persona që kanë humbur jetën nga Covid-19 dhe kjo në vetvete, të qenurit të diagnostifikuar me këtë virus shkakton stres goxhatë madh pavarësisht se shumica absolute e rasteve trajtohet dhe e tejkalon problemin. Duke qene se është një infeksioni i panjohur mirë, sasia e stresit dhe ankthit është goxha e madhe. Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh se individët që kanë një predispozitë të mëparshme të problemeve psikologjike apo psikiatrike, përjetojnë akoma edhe më me intensitet, të qenurit të infektuar. Kjo i rrit shanset për të përjetuar simptomat e çrregullimeve të mëparshme”.
Ajo që është më e rëndësishme sipas Demit është ”testimi” psikologjik i pacientëve me Covid-19, në mënyrë që personat që kanë çrregullime psikologjike të mbahen nën mbikëqyrje. ”Mendoj se çdo individ që shtrohet në spital dhe vuan nga covid, duhen testuar marrë në pyetje, duhen marrë në konsideratë mundësitë e pranisë së stresit të fortë simptomave të ankthit apo çrregullimit të humorit dhe prania e tyre duhet të jetë një zile alarmi për stafin e këtyre institucioneve shëndetësore”.