Vetëvrasja tek Shefqet Ndroqi/Drejtori i spitalit: Nuk kishte probleme psikike

Drejtori i spitalit Shefqet Ndroqi, ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një pacient i prekur me Covid-19, është hedhur nga kati i katërt i këtij spitali duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

52-vjeçari që i dha fund jetës mëngjesin e së dielës nuk kishte shfaqur shenja të rëndimit psikologjik. Kështu u shpreh në një dalje për shtyp mjeku pneumolog Perlat Kapisyzi, i cili kërkoi që nga mediat të respektohet momenti i vështirë që po kalojnë familjarët dhe personeli shëndetësor.

“Është shtruar më datë 25 tetor dhe i është nënshtruar të gjithë ekzaminimeve sipas protokollit të trajtimit të pleomonisë sars cov 2. Në emër të spitalit i shprehim ngushëllimet më të ndjera dhe të sinqerta familjes. Sipas të dhënave që kemi nga shtrimi dhe deri në momentin e fundit, pacienti nuk paraqiste ndryshime apo shenja psikologjike jo normale. Ky është një moment shumë i vështirë dhe do të kërkonim mbështetje për të vazhduar këtë luftë në shpëtim të jetëve të pacientëve”,-tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kapisyzi nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se çfarë masash janë parashikuar për t’u marrë për faktin se në Spitalin Shefqet Ndroqi ky ishte rasti i tretë i vetëflijimit të pacientëve në më pak se katër muaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?