Vetëvrasjet, farmacistja: Ilaçet që përdoren në Shqipëri nuk rekomandohen në Itali
Farmacistja shqiptare në Itali, Imelda Harisi thotë se klorokina nuk përdoret tek pacientët, të cilat nuk janë të hospitalizuar. Ajo theksoi se në Shqipëri për të infektuarit me Covid-19 përdoren disa preparate, të cilat nuk rekomandohen nga mjekët në Itali.
“Klorokina nuk përdoret tek pacientët që janë të paktën jo të hospitalizuar. Përdoret në rastet kur pacienti është në kushte spitalore. Deri më tani unë në Itali nuk kam dëgjuar për një rast me klorokinë. Mjekët italianë i trajtojnë pacientët e tij më një terapi shumë të njohur. Unë mora një konfirmim mbrëmë nga një kolegu im, që ishin disa preparate që aspak nuk përdoren në Itali. Klorokina nuk përdoret në Itali”, u shpreh farmacistja.
Nga ana tjetër, ajo theksoi se mjekët italianë për pacientët e infektuar japin vitamicë C dhe takipirinë. “Unë përveçse jam e infektuar me Covid-19, pothuajse po e largojmë këtë virus jam drejt shërimit. Hapi i fundit i këtij virusi është nuhatja dhe të shijuarit. Mjekët në Itali rekomandojnë vitaminë C dhe takipirinë. Në rast se kemi një kollë të çfarëdoshme, atëherë përdoret një ambroksol. Përdoret në terapi mbajtëse deltakorteni, në rastet kur pacienti mund të krijojë një lloj pulmoniti. Ka raste që pacientet mund të kenë probleme me pulmonet”, tha farmacistja.