Vetëvrasjet tek ”Shefqet Ndroqi”, policia-spitalit: Dritaret të bëhen me kangjella

3 vetëvrasje kanë ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi” njohur si Sanatoriumi, dhe për këtë arsye Policia e Shtetit, kërkon që dritaret e këtij spitali të bëhen me kangjella, kjo si masë për të parandaluar vetflijimin e pacientëve të cilët pësojnë trauma gjatë kurimit nga pandemia e Covid-19.

Kjo kërkesë e hetuesve dhe Policisë së Shtetit, do t’i referohet administratës së spitalit, por edhe Ministrisë së Shëndetësisë. Këtë të hënë ishte planifikuar edhe një takim i hetuesve me adminsitratën e spitalit, takim i cili është shtyrë për një tjetër moment.

Një ditë më parë u vetflijua pacienti i tretë. 52-vjeçari sipas mjekëve nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresive dhe prej një jave trajtohej për Covid-19. Më herët janë shënuar edhe dy raste të tjera një 65-vjeçar dhe 29-vjeçari nga Durrësi.

SHKARKO APP