Vetëvritet 33-vjeçarja në Tiranë, 4 të afërm në hetim, pasi fshehën armën dhe provat

Një 33-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Shefqeti” në Shkozë në banesë. Policia thotë se 33-vjeçarja me inicialet M.H. ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Por në përfundim të hetimeve policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 4 persona, të afërm, që sipas bluve dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën M.H. kreu vetëvrasjen.

Të proceduarit janë; Xh.L., 26 vjeçe, S.H., 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?