Vetëvritet i moshuari në Patos
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në Patos, Fier, ku një i moshuar është hedhur nga pallati ku jetonte dhe ka gjetur vdekjen.
Policia Patos/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:10, në lagjen ‘Naftëtari’, Patos, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit shtetasi K. Xh., 71 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.