Vetëvritet me armë zjarri 27-vjeçari në Tiranë, ç’thotë policia

Një 27-vjeçar i ka dhënë fund jetës ditën e sotme duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet në rrugën “Andon Zako Çajupi”, teksa  riu ka qenë në banesën e tij.

Policia njofton se viktima që është vetëvarë, i identifikuar me inicialet M.M ishte në gjendje të rëndë psikologjike.

Ndërkohë polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve.

“Më datë 15.03.2021, rreth orës 13:30, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në banesë, në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi M. M.,  27 vjeç.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.

SHKARKO APP