Vetëvritet me armë zjarri polici i burgjeve në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në  Ali Dem. Policia bën me dije se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë 47 vjeçari Iirjan Lezo.

Mësohet se 47 vjeçari është punonjësi policie i burgjeve.

“Më datë 09.03.2021,  rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në  Ali Dem, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi I. L., 47 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?