Vetëvritet nga sedra, e akuzuan për vjedhje

Akuzën e policisë nuk e ka përballuar. 47-vjeçari Ardian Kallmi është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të martë, dhe familjarët e viktimës fajësojnë policinë.

Sipas tyre policia e ka shoqëruar ditët e fundit dhe aty e kanë goditur dhe kanë ushtruar dhunë psikologjike, duke e akuzuar me të padrejtë për vjedhjen e banesës së komshiut. Vetëm pak orë pasi ka dalë nga komisariati, 47-vjeçari ka varur veten si pasojë e gjendjes depresive.

”Është arrestuar të shtunën nga policia dhe e kanë masakruar. Sapo ka ardhur në Barbullush ka vrarë veten, si pasojë e dhunës dhe torturës psikologjike”, shprehet Luigj Jaku, daja i viktimës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është grabitur kjo shtëpia përballë dhe për këtë e kanë akuzuar. I kanë dhënë një copë letër për ta firmosur, ndonëse ai nuk dinte as shkrim e as këndim, ka firmosur çfarë kanë shkruar policët pas qejfit të tyre. Po na bëjnë me zor kriminelë”, thotë Zef kallmi, vëllai i Viktimës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktima, 6 muaj më parë kishte humbur edhe gruan, ndërsa fqinjët e tij tregojnë se nuk ishte njeri problematik, por jetonte duke mbarështuar bagëtitë. Ndërkohë nga policia nuk ka ende ndonjë reagim zyrtar për këtë ngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?