Vetëvritet polici në Berat, shkaqet mbeten të paqarta

Një prej efektivëve të forcave blu të Beratit ka kryer vetëvrasje me armën e shërbimit. Burime në Policinë e Qarkut Berat bënë me dije se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrethana ende të paqarta.

Efektivi i vetëvrarë është identifikuar si 41-vjeçari Ilir Nano, nga Poliçani, por banues në Berat ku edhe punonte. Mësohet se efektivi ka qenë në punë gjatë ditës së djeshme dhe menjëherë pas përfundimit të orarit zyrtar ka kryer aktin e rëndë, duke e goditur veten me një plumb në gojë.

Policia e Beratit po punon për të mësuar shkaqet e  vetëvrasjes .

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai njihej si një punonjës i rregullt dhe pa asnjë konflikt të ditur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?