Vetëvr*sja e 27-vjeçarit shqiptar, Anglia e pranon: Nuk i njoftojmë familjarët e azilkërkuesve që vd*sin në strehimoret tona

Home Office pranon se në rastet kur azilkërkuesit që strehohen në Britani ndërrojnë jetë në këto ambiente, ose i japin fund jetës, nuk i bëjnë publike dhe nuk japin informacione.

The Guardian shkruan se ky zbulim vjen pas 176 vdekjeve në ambientet e azileve që nga viti 2020, dhe një dyfishim të numrit të personave që vrasin veten, duke përfshirë këtu edhe rastin e 27-vjecarit nga Durrësit, Leonard Farruku.

Në vitin 2022, 46 persona humbën jetën teksa mbaheshin në ambientet e azilit të Home Office, më shumë se dyfishi i personave që humbën jetën në vitin 2021. Në vendimin e saj, ICO tha se Home Office i kishte shpjeguar se kur dikush vdiste në strehimin e azilit, nuk ishte praktikë standarde për të kontaktuar me të afërmit e tij.

Familja e Leonard Farrukut, i cili vrau veten teksa strehohej në maunen “Bibby Stockholm”, në dhjetor 2023 i tha Guardianit se Home Office nuk i kishte informuar për vdekjen e tij.

SHKARKO APP