Veting dhe në administratën publike, nga kandidatët deri tek stafet e ambasadave
Në tremujorin e dytë të vitit 2018, qeveria ka parashikuar përfundimin e procesit të ristrukturimit të ministrive të linjës dhe institucioneve të varësisë, proces ky që ka nisur që nga fundi i vitit 2017.
Qeveria ka parashikuar që administrata publike do të testohet për integritetin dhe ndershmërinë, në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Fillimisht, parashikohet që Vetingut për integritetin do t’i nënshtrohen të gjithë kandidatët që aplikojnë për t’u punësuar në administratë. Më pas, testin e ndershmërisë do të duhet që ta kalojë stafi i ambasadave. Procesi do të përfshijë më tej të gjithë drejtorët e administratës, shkrua shqiptarja.com. Në vijim, Vetingu do të shtrihet tek të gjithë punonjësit e administratës. Në planin për vitin 2018, nuk parashikohen masa për ata që nuk do ta kalojnë testin e integritetit, por ndoshta ky proces mund të shoqërohet me ndryshime të nevojshme ligjore, siç po operohet edhe me Vetingun në Polici. Po ashtu, duke iu referuar planit, bashkimi dhe shkrirja e institucioneve, aty ku shihet e nevojshme, do të vijojë edhe gjatë vitit 2018. Gjithashtu, gjatë vitit 2018, është parashikuar rishikimi i organizimit të institucioneve, eliminimi i mbivendosjes funksionale midis strukturave ekzistuese si dhe ndryshimi i funksionit të strukturave.
KOHA JONË SONDAZH

