Vetingu, Helsinki tërheq vëmendjen: Vetëm një gjyqtar është shkarkuar për lidhje me krimin

Në një analizë të procesit të deritanishëm të Vetting-ut, Komiteti shqiptar i Helsinkit tërheq vëmendjen se vetëm se rivlerësimi i gjyqtarëve e prokurorëve po bazohet më së shumti te kriteri i pasurisë, duke i kushtuar më pak rëndësi lidhjeve të tyre me krimin e organizuar.

Në analizë theksohet se ky komponent duhet të ketë rol të dorës së parë në rivlerësimin e magjistratëve, ndërkohë që në 48 vendimet e para, vetëm ndaj një subjekti është vendosur shkarkim nga detyra, ndër të tjerash sepse janë vërejtur pasaktësi në plotësimin e formularit për kriterin e pastërtisë së figurës ose siç njihet ndryshe, lidhjet e gjyqtarëve/prokurorëve me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Ndërkohë që në dy vendime të tjera të KPK-së, është analizuar dhe argumentuar më gjerë kriteri i pastërtisë së figurës, për shkak të problematikës së referuar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) apo problemeve që kanë rezultuar nga hetimi administrativ i kryer nga vetë KPK.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, në përfundim të procesit, në të dyja këto raste është konkluduar se kriteri i figurës ka qenë i pastër (referuar vendimit nr. 47 për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë A.F dhe vendimit nr. 26 për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit I.T).

Swiss Digital Mobile Reklama

“Aspekti i figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve është një çështje delikate që paraqet një shkallë më të lartë vështirësie për tu hetuar dhe për tu provuar në kuadër të vettingut në raport me dy kriteret e tjerë, atë të pasurisë dhe aftësive profesionale”, thekson në analizë Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?