Vetingu në polici, rrëzohen propozimet e opozitës
Në debatin në Komisionin e Ligjeve dhe të Sigurisë për vetingun në Polici, Deputetët e Partisë Demokratike propozuan disa ndryshime që, në bindjen e tyre, e bëjnë realisht të zbatueshëm ligjin e vettingut në polici.
Deputetët e Opozitës nga Partia Demokratike propozuan 3 ndryshime thelbësore. Sipas ktyre porpozimeve Ministri i Brendshëm, shefi i tij i kabinetit dhe zëvendësministrat të jenë subjekt i vettingut sipas të njëjtave kritere që janë për trupën e policisë së shtetit
Organet e vettingut të jenë jopolitike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë, siç parashikohet në draft.
Dhe kërkesa tjeter kishte të bënte me shtrirjen nga 5 – 10 vjet e vettingut për ndalimin e përfshirjes së policëve në aktivitete politike. Në draftin aktual është vetëm 3 vjet. Propozimet kryesore të Partisë Demokratike nuk janë pranuar nga maxhoranca.
KOHA JONË SONDAZH

