Vetingu tek burgjet, 130 punonjës me dënime penale

Nis vettingu në policinë e burgjeve, deri tani ka rezultuar se rreth 130 punonjës të këtyre institucioneve janë me denime penale dhe vazhdojnë akoma të punojnë.

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer inspektimin dhe nga verifikimet ka rezultuar kjo shifër bëjnë të ditur burime nga ministria e Drejtësisë.

 Verifikimi është bazuar në Nenin 17 pika 1/d i Ligjit nr. 10032 “Për Policinë e Burgjeve”, ku thuhet se një nga kriteret e përgjithshme për t’u pranuar në Policinë e Burgjeve është që personi të “mos jetë dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bazuar në verifikimin e kryer nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve deri tani rezulton që rreth 130 persona janë me dënime penale” bëjnë me dije burime të kësaj ministrie

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Drejtësisë ndërmori procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës së policëve të burgjeve  në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?