“Vetmia është e keqe për burrin”
“Vetmia është e keqe për burrin”. Këto janë fjalët e pikëllimit të një 80-vjeçari nga Elbasani, i cili prej 22 vitesh jeton i vetëm, qëkur bashkëshortja ndërroi jetë.
Abdurrahmani ka dy djem, por asnjëri nuk shkon për ta parë babanë e vetmuar, ndërsa për shkak të një aksidenti, vajza ka mbetur e paralizuar dhe me të gjitha kursimet e jetës, Abdurrahmani sistemoi vajzën në një qendër kujdesi.
Prej disa vitesh ai bën kërkesë për t’u strehuar në shtëpinë e të moshuarve.
“E kam bërë kërkesën, nuk është realizuar. Kam bërë 2-3, herë dhe tani kam bërë të fundit dhe të shohim se çfarë do të bëhet”, tregon ai mes lotësh.
Kohët e fundit në Elbasan është ndërtuar shtëpia e të moshuarve, pritet që dita-ditës ajo të bëhet funksionale, ndërsa kapaciteti i saj do të jetë 24 persona, e konceptuar si një vatër familjare.

Top Channel
KOHA JONË SONDAZH

