Veto-ja ndaj negociatave, Papandreou: BE-ja të vlerësojë angazhimin tonë

Ish-kryeministri grek, George Papandreou në një deklaratë ka shprehur pakënaqësi për ”veton” e Francës dhe Holandës në Këshillin e Punëve të Jashtme, duke theksuar se BE-ja duhet të respektojë angazhimin e Greqisë në Ballkanit Perëndimor. ”Udhëheqësit e BE-së duhet të dërgojnë një mesazh të fortë që respekton angazhimet tona në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në një kohë kur vlerat tona evropiane dhe themelet demokratike, të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore, janë duke u vënë në dyshim. Fillimi i bisedimeve të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë është rezultat i faktit se Ballkani Perëndimor i përket familjes tonë, historisë dhe ardhmërisë sonë të përbashkët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?