Vetoja e Bullgarisë/ Deputeti gjerman: Shqipëria të ndahet nga Maqedona e Veriut për në BE
Kryeraportuesi për Shqipërinë në Bundestag, Peter Beyer i cili ndodhet në Tiranë, i ka bërë thirrje Bullgarisë që të heqi veton e vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut. Beyer po ashtu ka mbështetur ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, pasi sipas tij vendi ynë nuk ka përse të mbetet peng i këtij ngërçi. Në këtë linjë është dhe kryeministri Edi Rama.
“Përshëndesim hapat e arrira deri tani nga Shqipëria. Kemi një situatë të turpshme për BE në atë që po ndodh me Bullgarinë. Shqipëria s’duhet të vuaj në këtë proces, ka ardhur momenti të zhbllokohet kjo situatë dhe për këtë i bëj thirrje Bullgarisë të tërheq këtë Bllokadë. Të ndajmë rrugën e Shqipërisë nga ajo e Maqedonisë”.
Beyer ka thënë se i mbështesin iniciativat që për ta kanë fokus kryesor bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. Për të ”Open Balkan” duhet të jetë vijimësi e Procesit të Berlinit dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse të kenë pozita të barabarta.