Vetrata e xhamit shkëputet nga pallati dhe i bie në kokë, i moshuari i shtrirë pa ndjenja në rrugë (VIDEO)
Era e fortë për pak sa nuk i ka marrë jetën një të moshuari në Vlorë. Një vetratë xhami është shkëputur nga një pallat dhe ka plagosur 67-vjeçarin. Incidenti ndodhi rreth orës 12:50 në lagjen ’28 Nëntori’, në afërsi të Kishës Ortodokse.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet R.K. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një video ku shihet i moshuari i shtrirë përtokë, ndërsa një tjetër burrë i jep ndihmë. I moshuari është plagosur në kokë dhe ka humbur ndenjat, ndërsa pas është dërguar me urgjencë në spital. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 17.03.2018, rreth orës 12:50, në lagjen ” 28 Nëntori”, në afërsi të Kishës Ortodokse, si pasojë e erës së fortë ka rënë një vetratë xhami e cila ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin R.K., 67 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.

Policia gjen rastin tu bëj thirrje të gjithë banorëve që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre në këmbë, biçikletë apo automjete, si dhe të evitojnë lëvizjet e tyre të panevojshme deri në qetësimin e situatës meteorologjike.
Gjithashtu luten që për çdo nevojë apo problem që do të kenë të telefonojnë menjëherë në numrat pa pagesë 112 dhe 129.
KOHA JONË SONDAZH

