Vetting në pyll
Postim i deputetit të PD-së Oerd Bylykbashi në facebook
Na ishte nje here Lepuri, te cilit i binte ne qafe Ujku qe e mbante veten prokuror te pyllit duke perndjekur kafshet e tjera, e ne fund u bente gjyqin. Dha e mori i ngrati Lepur, por Ujku nuk e linte ne paqe. Keshtu, nje dite Lepuri vendosi t’i drejtohej per ndihme Ariut te gjate, qe e mbante veten per bicim kryeministri apo shef te madh te pyllit. Lepuri ia shkroi ankesen tek Shkembi i Bashkeqeverisjes me Pyllin, nje shkemb ne forme rrase, ku Ariu medemek merrte ankesat nga kafshet. Ariu coi Korbin e tij qe te therriste Lepurin.
– C’ke o Lepur, pse ankohesh? – e pyet Ariu hallexhiun.
- Po ja o Ari kryeminister, me bie ne qafe Ujku. Kot, pa te drejte. Nuk me le te qete.
- Dakord, e zgjidh une. – thote Ariu dhe nis Korbin te therrase Ujkun ne seance degjimore.
Ujku u capit plot frike para Ariut. E kuptonte qe i kishte ardhur rradha t’i benin edhe atij ate qe disa po e quanin veting kohet e fundit, nje lloj hetimi a kontrolli. “Eh, sikur t’ia hedh paq!” mendoi Ujku.
- He o Ujk, erdhe? Medemek ke filluar ben prokurorin dhe gjyqtarin e pyllit ee?! Po majmesh duke ngrene te dobetit ee?! – hungeriu Ariu.
- Po cne o Ari, thjesht punen time po bej, ate qe kam zakon te lindur! – belbezoi Ujku duke pare dhembet cataj te kryeministrit Ari, nderkohe nje dridhje i kaloi neper kurriz duke i ngritur qimet.
- Ja ta shohim sa i ndershem e i afte je ti. Shko e me sill nje gote uje! – e urdheroi Ariu.
Ujku solli vrik nje gote me uje burimi. Ariu e piu dhe turfulloi gjithe inat.
- Kush te tha te ma sjellesh uje normal? Une e desha me gaz! – uleriu Ariu. Ujku u perpoq te justifikohej por Ariu ia ngjeshi nje puter te mire kokes duke e shastisur Ujkun. – Shko e me sill uje! – e urdheroi serish. Dhe Ujku shkoi e i solli uje me gaz.
– Kush te tha te me sjellesh uje me gaz? – uleriu serish Ariu dhe pasi ia nxorri syte xixa ujkut me nje puter ci comange, e urdheroi serish t’i sillte uje. Atehere Ujku vendosi t’i sillte nje gote uje natyral burimi dhe nje me gaz. I buzeqeshur me vete, mendoi se kete rradhe Ariu s’kishte c’ti thoshte, ishte treguar i zgjuar.
– Pse dy gota? – e pyeti Ariu.
– Po ja, nje gote e ke me uje natyral, tjetren me gaz, qe te zgjidhni c’te doni. – u pergjigj ujku i vetkenaqur. Por i ziu Ujk nuk e kishte kuptuar ende se c’kerkonte Ariu. Ky i fundit nuk kishte c’t’i thoshte per ujin, u mendua pak dhe e pyeti:
– Ore, po kapelen ku e ke ti Ujk? – Ujku u mek. Nuk dinte c’te thoshte. Ariu nuk ia kishte kerkuar kurre kapelen. Pa mbaruar mendimin dhe ja ku i erdhi nje puter turinjve si nje shkemb. Syte perseri xixa.
U kthye ne shtepi i copetuar Ujku. E shoqja, Ulkonja, e pyeti gjithe ankth c’i kishte ndodhur. Ujku i tregoi peripecine e seances degjimore me Ariun.
– Po mire, t’i kujton se Ariu po te qorton per Lepurin? Ai po te thote t’ia cosh atij lepurin dhe kafshet e tjera te rrjepura, e jo t’i hash vete! – i tha Ulkonja e zgjuar me instiktin e saj femeror. “Beje kete, e do te shohesh qe do e kalosh kete veting a si e quajne. Madje shih kur te te emeroje kryeprokuror te pyllit” – shtoi Ulkonja. Ujku filloi te ftillohej…
I ngrati Lepur, kishte gjetur ku te kerkonte zgjidhje. Ne fakt te gjithe e harronin faktin qe Ariu ishte grabitqari mishngrenes me i madh e me i rrezikshem i pyllit. Por ai ua kishte mbushur mendjen me propagande te gjitheve, se Ujku ishte grabitqari, kurse ai vete, Ariu i gjate kryeminister i pyllit, hante vetem mjalte.
Autor: Populli
KOHA JONË SONDAZH

