Vetting për gjyqtarin që favorizoi ish-zyrtarin

Ka nisur seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës Administrative në Shkodër, Ahmet Jangulli, njëherësh anëtar i KED.

Sipas ILKDPI, gjyqtari ka kryer deklarim të rremë pasurie dhe s’ka burime të mjaftueshme për ato që ka deklaruar.

Jangulli ka deklaruar se ka një apartament 67 m2 në Bulqizë, një ‘Benz’, 1.2 milionë lekë llogari bankare dhe 2200 m2 tokë bujqësore. Po ashtu ka dhënë edhe hua një shumë prej 12 mln lekësh, por që nuk i ka deklaruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto kushte, sipas DSIK, gjyqtari është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, sipas Birn ai bashkë me një prokuror dyshohet se kanë favorizuar nië të pandehur, ish zyrtar i gjendjes civile, në akuzë për falsifikim dokumentesh. Ndërkohë që gjyqtari dyshohet se ka marrë para edhe në dy raste të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?