Vetting-u, Donika Prela kalon në sitë më 22 janar

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do i nënshtrohet javën e ardhshme procesit të rivlerësimit. Prela do dalë më 22 janar, të martën, përpara trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari do të shqyrtojnë dosjen e Donika Prelës.

Java e ardhshme do të nisë me Vetting-un e Altin Binaj, drejtues në Prokurorinë e Apelit në Vlorë, i cili do të dalë më 21 janar përpara trupit gjykues të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?