Vetting-u, gjyqtari Gentjan Medja konfirmohet në detyrë

Gjyqtari i Gjykatës Administrative në Tiranë, Gentian Medja, është konfirmuar në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Kolegji ka lënë në fuqi vendimin e KPK.

Pas verifikimeve të nisura me kërkesë të ONM-së, e cila ankimoi vendimin, KPA shqyrtoi dosjen e gjyqtarit Medja dhe vlerësoi të drejtën vendimin e KPK. Më datë 1 gusht 2018 KPK në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Gentian Medja.

KPK tha se ILDKPKI ka konstatuar se gjyqtari Gentian Medja nuk ka deklarime të rreme dhe as konflikt interesi. Po ashtu KPK tha se Gjyqtari i Gjykatës Administrative, Gentian Medja nuk ka pasuri të paluajtshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?