Vetting-u i politikanëve, Zekthi: PD beson tek SPAK-u
Fitim Zekthi e cilësoi kërkesën e PD për Vetting-un e politikanëve si shumë të drejtë, ndërsa shtoi më tej se PD-ja beson tek SPAK, duke e gjykuar si mundësinë e vetme që mund të hetojë korrupsionin në Shqipëri.
”PD ka ndërmarrë këtë nismë para 3 viteve, që të bëhej një nga nji dhe jo nga SPAK. U kundërshtua në atë kohë dhe u tha se Vetting-u do të bëhej nga SPAK dhe jo struktura të posaçme. Është artikuluar edhe më herët. Shqipëria nuk vuan se ka korrupsion sepse qeverisja jonë ka arritur në një pikë ku nuk ka institucione të pavarura.
Në gjithë botën bëhet Vetting por jo nga gjykata dhe prokuroria. Janë emëruar njerëz të botës së krimit, disa janë larguar nga procesi i dekriminalizimit. Kemi arritur në një pikë ku korrupsioni është shumë i thellë. SPAK gjykohet si e vetmja mundësi që mund të hetojë korrupsionin në Shqipëri, prandaj ka shkuar PD te SPAK. Në gjykimin tim SPAK nuk e bën! Jemi në një pikë ku kemi korrupsion të thellë të politikanëve.
PD beson te SPAK, e shikon si një mundësi të vetme që mund të ketë dy gramë mundësi për verifikim. Rama para tre vitesh nuk e ka pranuar kërkesën e Bashës sepse ka kërkuar të bëhet nga SPAK. Deri tani SPAK s’ka bërë asgjë, mund të themi që do bëjë se ka kohë! Kërkesa e PD është shumë e drejtë”.