Vetting-u në Polici, 263 punonjës u dorëhoqën para procesit
Vetting-u në Polici po zhvillohet me ritme tejet të ngadalta. Në këtë përfundim doli Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN). Sipas të dhënave të siguruara nga monitorimi,del se 229 efektivë të policisë, 32 të Gardës së Republikës dhe dy zyrtarë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë dhënë dorëheqjen gjatë fazës së vetëdeklarimit.
Në raport theksohet edhe se pas dorëheqjes një zyrtar, ka vijuar punën në administratën shtetërore si drejtor i Përgjithshëm i Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Doganave. Në raportin voluminoz të IDM-së, nënvozohet se procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të policisë ka filluar me rreth 9 muaj vonesë nga afati i parashikuar fillimisht.
Me shqetësim shikohen edhe ndryshimet ligjore që i japin të drejtë SHÇBA-së, që është në varësi të ministrit të Brendshëm për të bërë vetingun e gradave të nivelit të mesëm dhe të ulët në policinë e shtetit. Sipas raportit ecuria e ngadaltë, shtrirja në kohë pa afat dhe rezultatet të cilat nuk janë ende të prekshme nga publiku e kanë zbehur besimin në arritjen e objektivave të reformës.
Në Vetting kanë dalë 28 drejtues të policisë, ku vetëm katër prej tyre janë shkarkuar nga detyra. Ndryshimet u kundërshtuan edhe nga Presidenti Ilir Meta, me argumentin se rrezikon paanësinë e forcave blu në prag të zgjedhjeve të vitit 2021.