Vetting-u në Polici, Ardi Veliu del i pastër nga AIDSSH

Në përgjigjen që Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i ka kthyer komisionit të Vettingut për Policinë e Shtetit janë përdorur vetëm iniciale në dokumentet që bëhen publik por të paktën një emër është mëse i kuptueshëm. Numri 1 që është marrë në shqyrtim për ndonjë lidhje të mundshme me ish-Sigurimin e Shtetit është oficeri i lartë me inicialet A.V. Këto iniciale përkojnë me ermin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, që është numri 1 i uniformave blu. Për të si dhe për 8 oficerë të tjerë në vendimin numër 132, AIDSSH ka kthyer përgjigje se: “Nuk figurojnë të ketë materiale në emër të tyre”, pra ata janë të pastër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?