Vetting-u në polici. Konfirmohet në detyrë drejtori i përgjithshëm i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku

Konfirmohet në detyrë drejtori i përgjithshëm i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku. Ky i fundit është konfirmuar nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Rrumbullaku mban gradën Drejtues i Parë, ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe për shumë vite ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike (2009-2013), ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe të tjera.

Gjatë qeverisë teknike të vitit 2017 , Rrumbullaku u emërua për disa muaj, këshilltar i Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?