Vetting-u në Polici për krerët e lartë. Sot kalon në ”sitë” Ardi Veliu
Në lidhje me Vetting-un në Polici, këtë javë do të kalojnë në ”sitë” shumë krerë të lartë. Sot pritet të zhvillohet seanca ndaj kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Mësohet se Komisioni i Lashtëm i Vlerësimit në seancën dëgjimore të së mërkurës për komandantin e Gardës, Gramos Sako tha se subjekti ka probleme me pasurinë. Sipas KVJ, Sako ka bërë deklarim të rremë të pasurisë, ka fshehur të ardhura dhe ka dhënë deklarime të rreme.
Lista si më poshtë
Subjekti: Z. Ardi Veliu me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Data/Ora: E enjte, datë 6 Shkurt 2020, ora 12:00
Trupa e Vlerësimit: Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku
Subjekti: Z. Artan Shkëmbi me funksion Drejtor i Drejtorisë Hetimore Qëndrore, në Departamentin për Policinë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Data/Ora: E premte, datë 7 Shkurt 2020, ora 10:00
Trupa e Vlerësimit: Alban Laska, Artur Baku, Mirela Ujkani (Miti)
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0