Vetting-u në polici, procesi fillon javën e dytë të shkurtit

Vetting-u në polici do të fillojë javën e dytë të shkurtit ndërsa janë përzgjedhur edhe godinat e mundshme që do të përdoren për këtë proces në Akademinë e Sigurisë dhe ambientet e Gardës. Përfaqësuesja e Ministrisë së Brendshme, Aida Shehi raportoi në komisionin për sigurinë kombëtare lidhur me ecurinë e procesit. Ajo deklaroi se procesi është gati dhe shkak I vonesave ka qenë miratimi i vendimit të këshillit të ministrave për akordimin e fondit 420 milionë lekëve, ndërsa tashmë është ngritur komisioni i jashtëm i vlerësimit.

”Masa që kjo të realizohet nga komisioni i jashtëm i vlerësimit, më pas komisioni i jashtëm do e kalojë fazën e vetë me gradat e larta të vlerësimit dhe më pas do të ngrihen komisionet përkatesë për të marrë në vlerësim të gjitha formularët e vetëdeklarimit. Besoj se do realizohet”.

Para komisionit të jashtëm të vlerësimit, do dalin të parët 296 drejtues të policisë me grada madhore duke nisur me drejtorin e përgjithshëm dhe drejtorët e qarqeve dhe komisariateve përkatëse. Sipas lgjit të Vetting-ut efektivët e larguar nga policia mund të rikthehen në radhët e uniformave blu, në rast se e kalojnë verifikimin. Por kjo por bie ndesh me vetë ligjin e policisë, ku penalizohet çdo ish-efektiv që ka mbi 2 vite jashtë strukturave. Për këtë hendek ligjor pyetën deputetët e komisionit të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?