Vetting-u për 2019, janë kontrolluar 220 gjyqtarë dhe prokurorë

Vetting-u për vitin 2019 është mbyllur. Ky vit ka qenë i mbushur plotë me verifikime të prokurorëve dhe gjyqtarëve që prej vitesh janë në sistemin e Drejtësisë. Për këtë vit Vetting-u ka shkarkuar nga detyra 83 prokurorë e gjyqtarë, ndërsa në detyrë janë riemëruar plotë 94 prokurorë e gjyqtarë. Vetting-u ka pezulluar nga detyra një subjekt rivlerësimi, ndërsa gjatë këtij viti është ndërprerë vettingu për 26 subjekte. Vetting-u ka kontrolluar 220 prokurorë e gjyqtarë.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Xhenoveva Ruiz Calavera, më herët ka thënë se krijimi i SPAK është një lajm i mirë, ndërsa procesi i Vetting-ut ka ende 600 dosje në përpunim. Calavera thotë se përgjegjës për këtë proces janë të gjitha institucionet. Ajo ftoi të gjithë që të tejkalojnë ngërçin për Gjykatën Kushtetuese.

”Janë rreth 600 dosje të tjera që duhen përpunuar. Kjo është një punë shumë e vështirë dhe sfiduese. Megjithatë, unë kam shumë besim se institucionet kanë fituar shumë më tepër përvojë tani se si të procedojnë dhe do të bëjnë gjithçka që është e mundur që të sigurohen që të gjitha këto raste të përpunohen brenda afateve ligjore të vendosura në Kushtetutë. Por më lejoni të them diçka që është shumë e rëndësishme. S’janë vetëm institucionet e Vetting-ut përgjegjëse për këtë. Kjo duhet të jetë një përparësi kryesore kombëtare, përparësi për të gjitha institucionet”.

SHKARKO APP