Vetting-u për policët me gradë të lartë, Hodaj: Brenda 2020 mbyllet faza e parë

Pas Vetting-ut në sistemin e Drejtësisë, tashmë nis dhe Vetting-u në policinë e Shtetit, i cili synon kontrollin e figurës së punonjësit të policisë së Shtetit, për një trupë policore me integritet. Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, tha për ”Agjencinë Telegrafike Shqiptare” se janë rreth 250 punonjës policie me grada të larta të cilët do të kalojnë të parët sitën e Vetingut. Hodaj theksoi gjithashtu se faza e parë do të zgjasë deri në qershorin e ardhshëm.

”Ka filluar faza e parë që është ajo e vlerësimit të rreth 250 punonjësve me grada dhe funksione të larta në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe SHÇBA. Në këtë moment Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, i asistuar edhe nga Sekretariati Teknik përkatës po mbledh dhe përpunon informacionet nga institucionet publike dhe subjektet private për të bërë edhe ballafaqimin dhe verifikimin me çfarë është deklaruar ne deklaratat individuale”.

Sipas tij procesi do të jetë transparent. ”Është një procedurë transparente! Informacionet mblidhen nga të gjitha institucionet publike dhe subjektet private. Hartohen raporte specifike për secilin nga komponentët, pra integritet, pasuri dhe profesionalizëm, vihen në dispozicion në punonjësit në vlerësim që mund të japë shpjegime të mëtejshme, të bëjë observime apo të paraqesë kundërshtime dhe në fund diskutohen në një seancë dëgjimore të hapur për mediat dhe publikun. Deri në qershorin e ardhshëm pritet që të ketë përfunduar proçesi për punonjësit e parë, ndërsa më pas për gradat më të ulëta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, sipas planifikimit dhe ligjit për Vetting-un në Policinë e Shtetit, të parët që do të kontrollohen janë 31 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, 12 punonjës në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave si dhe dy punonjës të Gardës së Republikës. Vlerësimi në fazën e parë do të bëhet nga një Komisionit i jashtëm i përbërë prej 15 personash, që do të ndahen në tre grupe, ndërsa fazat përfundimtare, ajo e dytë dhe e tretë do të bëhen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?