Vetting-u për politikën, Kodheli: Të kalojnë në sitë politikanët e 30 viteve

Vetting-un në politikë që PD e kërkon, deputetja e PS dhe kryetare e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, Mimi Kodheli e mbështet.

Gjatë intervistës në emisionin “Now”, ajo foli për nevojën e një kontrolli të gjithë klasës politike që ka qenë protagoniste në vend gjatë tre dekadave të fundit.

“Që kur miratuam Reformën në Drejtësi ne e dinim që do të vinte dita që edhe politikanët do të kalojnë në sitën e Vetting-ut. Jam krejt e hapur dhe dëshirëplotë që ta pranoj këtë gjë që vjen si krejt natyrshëm dhe që duhet absolutisht bërë”, tha Kodheli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të një ligj i tillë do të sillte më shumë demokraci në Shqipëri dhe u shpreh e gatshme që PD dhe PS të nisin diskutimet mbi këtë iniciativë. Kodheli saktësoi që Vetting-u nuk duhet të kryhet vetëm për politikanët aktivë por të zgjerohet rrethi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?