Vetting-u, Rama: Në sitë politikanët dhe biznesmenët
Nga Lushnja për turin e llogaridhënies, kreu i qeverisë Edi Rama tha se Vetting-u nuk do të falë asnjë gjyqtar e prokuror të korruptuar, ndërsa paralajmëroi se në këtë proçes do përfshihen edhe politikanë e biznesmenë. Rama tha se “dardha e ka bishtin pas “dhe se reforma në drejtësi nuk do të ndalet deri sa sistemi të pastrohet nga të gjithë të korruptuarit në çdo nivel që ata janë.
”Një pjesë e ankesave që kemi marrë lidhet me proceset gjyqësore dhe kjo është arsyeja pse ne po shtyhemi fortë për të bërë reformën në drejtësi për të pastruar sistemin nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Një pjesë e tyre përjashtohen për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, por mos mendoni se do të mbarojë këtu, por dua të kujtoj se “dardha e ka bishtin pas”. Reforma do të merret me të gjithë, politikanë e biznesmenë”,-tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

