Vetting-u rikthehet më 2 shtator, në sitë edhe 500 prokurorë dhe gjyqtarë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, mbajti më 10 gusht seancën e fundit duke shkarkuar nga detyra gjyqtarin Aleks Nikolli, ndërsa pas më shumë se 3 javë do të rinisin procesin e kontrollit të gjyqtarë e prokuror. Në vitin e tretë të Vetting-ut në sitë kanë kaluar 290 subjekte, mesatarisht 100 për çdo vit. As gjysma e subjekteve të cilat pritet të rikontrollohen si pasojë e procesit të rivlerësimit ku gjyqtar e prokuror përllogariten 880 subjekte.

Në shifrën prej 290 përfshihet 35 ndërprerje procesi ose thënë ndryshe prokurorët dhe gjyqtarët kanë dhënë dorëheqje edhe pse procesi i rivlerësimit për ta kishte nisur. Për 8 subjekte, KPK-ja ka pushuar procesin pasi ata dhanë dorëheqjen pa hyrë ligji i Vetting-ut në fuqi në vitin 2017.

Në listë janë edhe 17 prokurorë dhe gjyqtarë pa vendim përfundimtar dhe këtu futen gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët dolën në pension dhe automatikisht ata janë të larguar nga sistemi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka një mandat 5-vjeçar dhe brenda kësaj kohe duhet të përfundojë rivlerësimi për 800 prokurorët dhe gjyqtarët. Kur ka kaluar më shumë se gjysma e afatit kushtetues në filtër kanë kaluar me pak se gjysma e njerëzve që këto 30 vite kanë dhënë drejtësi.

 

SHKARKO APP