Vettingu i thirrur nga Kim, Balliu: Ambasadorja të flasë me emra

Vetëm disa muaj nga zgjedhjet parlamentare, partitë politike kanë ndezur motorët për fushatë. Ambasadorja amerikane u ka bërë thirrje të gjithë partive për “vetting” të kandidatëve të propozuar nga to e cila është dakordësuar dhe nga Presidenti Ilir Meta.

Por për Fahri Balliun thirrjet nga Yuri Kim duhet të jenë më të specifikuara teksa shprehet se rreziku kryesor vjen nga Edi Rama.

Në një intervistë për RTV Ora ai thotë se ambasadorja duhet të flasë me emra konkretë pasi me thirrje të përgjithshme askush nuk do t’i dëgjojë.

Balliu: Vetë partitë politike sidomos PD është themeluesja e vettingut në politik. Në thirrjen e ambasadores amerikane duhet të specifikohej që ky rreziku vjen nga Edi Rama. Deputetët e tij siç ishin në parlamentin tjetër, thelbi i së majtës së përfaqësuar nga Rama është shumë e lidhur me krimin. Basha është autori i ligjit të dekriminalizimit. Thirrja duhet të jetë më e adresuar. Ambasada le t’i botojë emrat nëse ka dhe është çështje e saj. Në sy të ambasadës amerikanë, policia megjithëse e ka ligj për të ndaluar funksionarë për tu bërë pjesë e policisë, as nuk pyet fare madje ministri del dhe i mbron në mënyrë antiligjiore. Thirrje të tilla janë të përgjithshme dhe teorike. Dhe nuk dihet se sa do t’i dëgjojë Edi Rama i cili nuk ka pyetur.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u ka dërguar një letër kryetarëve të partive ku u kërkon që të mbajnë përgjegjësi për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme politike.

Duke sjellë në vëmendje dhe rastet e funksionarëve të dalë nga zgjedhjet e 2017 të lidhur me krimin, Balliu thotë se ambasada nuk i ka bërë kurrë të njohura.

Sipas tij, amerikanët janë treguar të butë me Ramën ndaj ai nuk i ka pyetur kurrë ata.

Balliu: Ambasada amerikane nuk e ka plotësuar qëndrimin e vetë. Ministri që gjykohet për trafik droge ka qenë në Shtëpinë e Bardhë dhe ai nuk mund të shkonte pa ambasadën amerikane atje. Për asnjë nga nga figurat e korruptuara nuk janë bërë kurrë të njohura nga ambasada që kjo është përgjegjësi e Ramës. Duke qenë se ata janë treguar të butë atëherë Rama nuk i ka pyetur dhe nuk do t’i pyesë ndonjëherë. Përderisa nuk është ndëshkuar atëherë ai do të vijojë të mbajë linjën e vetë.

Ndërkohë Presidenti Meta ka ftuar palët politike ditën e premte (4 shtator) për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve të ardhshme.

Balliu thotë se roli i Presidentit në këtë moment është i rëndësishëm për të bërë bashkimin e vlerave të demokracisë.

Balliu: Presidenti Meta, duke qenë se edicioni i tij presidencial është në kohën më të keqe të demokracisë pa gjykatat Kushtetuese dhe të Lartë, ai e ka të vështirë. Ka qenë institucional. Nëse partitë politike do të qëndronin më shumë në korridoret kushtetuese dhe jo të bënin debate në media do të përfitonin më shumë. Unë e shoh rolin e presidentit si përbashkues të vlerave të demokracisë dhe një mënyrë për të kuruar këtë katrahurë.

SHKARKO APP