Vettingu/KPA shkarkon nga detyra prokuronin Besnik Cani
Komisioni i Pavarur i Apelimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani.
“Komisioneri Publik, pas verifikimit të situatës faktike, analizës dhe vlerësimit të provave dhe akteve të dala nga hetimi administrativ i Komisionit, në konsideratë edhe të rekomandimit të ONM-së, çmon se vendimi nr. 84/2018 është i cenueshëm në tërësinë e tij, si dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’u shqyrtuar nga juridiksioni rivlerësues i Kolegjit të Apelimit. Komisioneri Publik, duke u qëndruar të gjitha shkaqeve të parashtruara në ankim, vëren se për rastin objekt gjykimi, megjithëse kanë rezultuar rrethana dhe fakte të provuara se subjekti: (i) për kriterin e pasurisë, nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme dhe shpjegime bindëse për të kundërtën e barrës së provës, lidhur me deklarimet e pasakta dhe të pamjaftueshme ndër vite të pasurisë, duke rezultuar dhe me mungesë të burimeve të ligjshme financiare për të përballuar njëkohësisht investimet, kursimet e deklaruara dhe shpenzimet e kryera ndër vite; (ii) për kriterin e aftësive profesionale, kanë rezultuar fakte e rrethana të cilat janë në papajtueshmëri dhe cenojnë etikën dhe figurën e magjistratit, mangësi të përsëritura dhe modele të papërshtatshme pune”, argumetoi Komisioneri Publik.
KOHA JONË SONDAZH

