Vettingu, Manjani: Seancat janë maskaradë

Pasi ka ndjekur në distancë gjashtë seancat e deritanishme publike ndaj njerëzve të drejtësisë, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani mendon se vettingu po jep vendime selektive dhe nga trupa që kanë konflikt interesi.

“Seancat janë maskaradë! Janë si gjyqet që e nisen si në kohën e Enver Hoxhës. Nuk mund t ëbëhet vetting vetëm në një komponent. Duhet të bëhen me dyer të mbyllura. Nuk ishte qëllimi i vettinguttë ngrinte një ILDKP të dytë. Ne e kmi një ILDKP, s’mund të flitet vetëm për pasurinë, por janë tre komponente, janë pastërtia e figurës dhe aftësia profesionale. Gjyqtari flet me vendime dhe të shikohet edhe cilësia e vendimeve”, thotë Ylli Manjani.

Ish-ministri i Drejtësisë, thotë se nuk ka shpresë se me këto ritme të Vettingut mund të duket në horizont ngritja e Strukturës së Posaçme antiKorrupsion dhe e Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pra, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që është zemra e reformës, pa këto dy institucione nuk funksionon reforma, po goditen. Keni parasysh që pa KLGJ dhe KLP nuk ndihet as struktura antikorrupsion. Kujt i intereson që të mos luftohet korrupsioni? Sigurisht që qeverisë dhe as SPAK nuk ngrihet dhe asgjë nuk ngrihet, po nuk u ngritën këto dy institucione. I pengon vettingu dhe do të duhet të ripërsëritet gara dhe në këto kushte qeverisë i intereson të vazhdojë me përkohshmërira”, deklaron Ylli Manjani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seancat e parë dëgjimore ndaj gati 800 përfaqësuesve të gjyqësorit ka nisur në datën 21 mars. Deri më tani kanë dalë para KPK gjashtë gjyqtarë e prokurorë, që do të thotë një në javë. Nëse vazhdohet me këto ritme, atëherë fundi i 2018 do të vulosë vetëm fatin e 58 subjekteve të para prioritare. /TCH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?